Sindi ka vendour që t’i japë fund rrugëtimit të saj në Për’puthen.
Ajo ka folur për herë të parë pas largimit nga program duke thënë se një nga arsyet kryesore ishte sezoni i provimeve dhe udhëtimi drejt një shteti tjetër ku duhet të qëndronte në karantinë.
Sindi tha në emisionin “Shqipëria Live” se kishte momente kur i rrahu zemra, por asnjë prej njohjeve nuk shkoi në fazën që të krijohej një lidhje dashurie.
Sindi: Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tampon nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja 2 javë në karantinë.
Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla. Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë Murati dhe Loco. Muratin nuk ma morën se nuk ishte kurrë i imi. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte.