Vaksina kineze Coronavac arrin të parandalojë rastet e rënda, shtrimet në spital dhe vdekjet. Një studim i realizuar në Kili ku janë përfshirë 10 milionë e 200 mijë persona prej të cilëve 4,2 milionë të vaksinuar me dy doza të CoronaVac është vënë re se kjo vaksinë arrin të parandalojë në 86% të rasteve vdekshmërinë.
Sipas studiuesve, një person që ka marrë të dyja dozat e vaksinës kineze, mund të infektohet nga virusi pandemik, por në 65,3% të rasteve ai nuk do të ketë asnjë simptomë të sëmundjes.
Po ashtu vaksina është efektive në parandalimin e shtrimeve në spital në 87% të rasteve dhe në 90,3% të rasteve ajo eviton shtrimin në kujdesin intensiv.
Një prej vaksinave kineze, Sinovac po e përdor aktualisht edhe Shqipëria.
Deri më tani janë kryer mbi 480 mijë vaksinime me Sinovac, ndërsa në total numri i vaksinimeve në popullate i ka kaluar 712 mijë me vaksina të ndryshme.
Edhe ekspertët shqiptarë kanë vënë re se me rritjen e vaksinimit, rastet e rënda dhe shtrimet në spital janë ulur ndjeshëm.