Zëvendëskryeministri Erion Braçe në lidhje me tatimin në bazë të fitimit ka publikuar politikat që ndiqen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Braçe deklaron se në Amerikë është kush fiton me shumë, paguan me shumë, kush fiton me pak, paguan me pak.
“Komunizëm, jo. Kapitalizëm, tatim progresiv, drejtësi, rishpërndarje”, shprehet Braçe në reagimin e tij.
Në tabelat e publikuar tregohet norma aktuale e tatim fitimit në vendin tonë.
23.8% mbi fitimin kapitale afatgjata. 20% mbi pasurinë e mbajtur në llogari të taksueshme për më tepër se një vit. Përfshin një 3.8% mbi taksën mbi të ardhurat nga investimi neto, krijuar nga Obamacare për financuar kujdesin mjekësor.
Ndërsa në tabelën tjetër normat e propozuara nga Biden. Ku 36.9% mbi fitimet kapitale për ata që fitojnë më shumë se 1 milion dollar. 43.4% për fitimet kapitale afatgjata. Ruan 3.8% e kujdesit mjekësor në fuqi.