Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet mahnitëse të livadheve me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër-Hana në Klos.
‘Të njoh me Shqipërinë’- shkruan kreu i qeverisë në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Prej një muaji livadhet janë mbushur me lule të bardha. Quhet (Narcissus poeticus) ose Lulja e Poetit. Panorama është mahnitëse, nga do hedh sytë sheh veç bardhësi.