Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 680,083 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Prej tyre, 223,103 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.