Demi
Ashtu si kafsha që përfaqëson, kjo shenjë nuk preket nga çdo situatë. Demi përcjell forcë në mënyrën e vet të të vepruarit, të menduarit dhe duke i bërë të gjitha “goditjet” e jetës një përvojë të të mësuarit.
Mësime të tilla e bëjnë atë edhe më të përqendruar në planet e veta, kështu që kurrë nuk mendon të kthehet mbrapsht.
Gaforrja
Përkundër naivitetit të të dukshëm, përfaqësuesit e shenjës dinë mirë se si të përballen me situata stresuese. Përballë rrezikut, frikës, së panjohurës, marrin frymë thellë, shohin se si ta zgjidhë këtë ngërç dhe, në fund, lëvizin përpara, gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë.
Megjithëse të plagosur, i mbajnë mësimet e tyre për vete dhe përpiqen të mos i përsërisin kurrë më gabimet e tyre. Kjo shenjë përcakton një person me një zemër gjigande dhe vullnet edhe më të madh.
Virgjëresha
Virgjëresha gjithashtu ka një mënyrë të veçantë për t’u përballur me paqëndrueshmëritë e jetës. Përfaqësuesit e kësaj shenje nuk janë të aftë të “kthejnë” në të njëjtën monedhë të keqen që u është bërë, aq më pak duke u bërë persona brutalë për shkak të problemeve që tashmë kanë hasur.
Përkundrazi, ruajnë thelbin e saj paqësor dhe vetëmohues, sepse e dinë që bota është plot me njerëz të këqij. Ata dëshirojnë të jenë shumë më të mirë se kushdo tjetër.
Bricjapi
Përfaqësuesit e kësaj shenje ruajnë vlerat e veta morale mbi të gjitha gjërat dhe bëhen edhe më i bindur për qëllimet e tyre, me kalimin e kohës dhe grumbullimin e përvojave, të mira apo të këqija qofshin ato. Bricjapi, me hapat e veta kokëfortë, çan gjithmonë përpara drejt objektivave që ka.