Juventusi, 25 vite më parë, ngriti të fundit trofe të Ligës së Kampionëve. Një gëzim i datuar, pra, më 22 maj 1996. Me Gianluca Vialli, kapiten i asaj skuadre, për të ngritur kupën me veshët e mëdhenj në qiellin e Romës.
Një gëzim i pabesueshëm për “Zonjën e Vjetër”, karakterizuar nga idetë e Marcello Lippi. Një novator, ndonjëherë vizionar, me një karakter të ndrojtur dhe të rezervuar. Me pak fjalë, perfekt për botën e Juventusit. I njëjti që dashurohet marrëzisht në Torino.
Një skuadër e shkëlqyeshme cilësisht, e zbukuruar nga udhëzimet e hartuara prej teknikut nga Viareggio, i cili zbarkoi në hijen e Mole në verën e vitit 1994. Viti i parë në kryeqytetin piemontez, menjëherë ‘trengjyrëshi’, i cili kishte munguar në ato anë që nga viti 1986. Shkurtimisht, asnjëherë zgjedhja nuk ishte më e përshtatshme, me “Zonjën e Vjetër” që arriti majën në “Olimpico”, duke u imponuar në Champions. Mund të ndodhë që një finale e Ligës së Kampionëve të përfundojë me penallti. Prandaj, është e nevojshme të planifikoni gjithçka deri në detajet më të vogla; përfshirë 11-metërshat, natyrisht. Dhe historia tregon se, falë penalltive, Juve arriti të kapërcejë formacionin e vështirë të Ajax, të udhëhequr nga Louis Van Gaal.
Një duel i hidhur deri në fund. I hapur nga Fabrizio Ravanelli, barazuar nga Jari Litmanen. Duke folur për finlandezin, një lojtar i nivelit të lartë, këtu janë fjalët e Sergio Porrini, në stol në atë ndeshje: “Ai ishte padyshim më i rrezikshmi, ishte në një kohë kur nëse prekte topin, shënonte një gol. Dhe në fakt e bëri”.
Anekdotat janë tretur pas shumë vitesh, shih atë të zbuluar nga Vialli në “Corriere della Sera”: “Unë duhej të gjuaja penalltinë e pestë ose të gjashtë. Ishte një lehtësim i pafund. Në “Olimpico” kisha humbur një penallti në Kupën e Botës 1990 kundër SHBA dhe kisha thyer këmbën, duke qëlluar një tjetër kundër Romës. Atë natë e dija se ishte shansi im i fundit për të fituar Ligën e Kampionëve. Mendoni për makthet e atij çasti”.
Futbollisti nga Kremona, në fakt, nuk arriti të godiste. Detyra e besuar në këmbët e Ferrara, Pessotto, Padovano dhe Jugovic u krye mrekullisht. Të gjithë shënuan nga pika e bardhë. Të gjithë goditën “kirurgjikalisht”, pavarësisht përpjekjeve më të mira të Van der Sar.
Hero mes heronjve, natyrisht, Jugovic. Topi u pozicionua me përpikmëri, sytë e tij u kthyen nga portieri hollandez, gjuajti ekzaktësisht dhe më pas… Deliri i Juventusit: 4-2. “Unë jam i lumtur dhe krenar që kam hyrë në historinë e Juves dhe në zemrat e tifozëve. Nuk isha për gjuajtës i pestë i penalltive, por gjithsesi më ndodhi. Padyshim dikush nga lart më dha emocionin që do të doja gjithmonë ta kisha”, – kujton Jugovic.
Mbetet fotografia e një të riu, Alex Del Piero, në formatin e kampionit europian, me një kuriozitet të treguar nga Marcello Lippi në prag të Botërorit 2006: “Kur në Berlin na duhej të shkonim te penalltitë, Del Piero doli përpara për të goditur të katërtën. Tashmë me ke ngarkuar me këtë detyrë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Ajax dhe isha vendimtar, më tha ai. Dhe unë replikova: Çfarë po thua, Alessandro, nuk e paske harruar ende finales e Romës”.