Me dajre e klarinetë, disa qytetarë i kanë uruar mbarësi kryeministrit Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës.
Videon e ka publikuar në Instagram vetë kryeministri Rama, ndërsa qytetarët dëgjohen teksa i urojnë mbarësi atij dhe gjithë Shqipërisë. “Mbarësi Edi Rama edhe shtetit, e gjithë Shqipëria të ketë mbarësi, Zot i tja bëjë mbarë e mirë!”, thonë ata.