Mëngjesin e kësaj të diele fatmirësisht mbetjet e raketës kineze që u kthye në një kërcënim për të gjithë një ditë ,më parë kanë rënë në Oqeanin Indian.
Mbetjet e raketës kineze me peshë 21 ton kanë rënë në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.
Mbeturinat e raketës së Long March 5B kishin bërë që disa të shikonin me ankth qiellin pasi u lëshua më 29 Prill nga ishulli Hainan i Kinës, por Zyra Kineze e Inxhinierisë Hapësinore të Drejtuar tha se shumica e tyre janë djegur në atmosferë.
Ndërkohë nëpër shumë media qarkullojnë pamjet e momentit të rënies së raketës në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.