Çështja e titullit kampion në Kategorinë Superiore do të zgjidhet në 90 minutat e fundit të kampionatit.
Skuadra shkodrane bëri gjëmën partizanit në Air Albania Stadium në një ndeshje që nisi me vonesë për shkak të ardhjes vonë të ambulancës. Skuadra shkodrane iu imponua Të Kuqve me rezultatin 1-0 duke iu praktikisht hequr mundësinë për të fituar titullin edhe pse matematika e mban ende në lojë.
Një penallti e minutës së 74 e ekzekutuar nga Herald Marku dhe që do të diskutohet gjatë ishte momenti që vendosi këtë takim që në tërësinë e tij ishte i luftuar nga të dyja skuadrat.
Por një hap më para në këtë garë për kampionatin që ka ardhur në metrat e fundit është pikërisht Teuta që barazoi në Kurbin ndaj Lacit 0-0, një rezultat ky që rezultoi i çmuar për të besuarit e Edi Martinit që rimori kryesimin në kampionat, ndërkohë që kalendari në ndeshjen e fundit e vendos përballë Apolonisë të rënë nga kategoria, kurse Vllazninë e pret një pengesë jo e vogël, me skuadrën shkodrane që do të luaje me Laçin që ka 61 pikë dhe që do të provojë shanset e tij
Feston edhe Skënderbeu që siguroi matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Në Korcë skuadra e Migen memellit arriti të fitojë ndaj Kukësit me rezultatin 2-1. për Skënderbeun shënuan Mara dhe Jean Victor, ndërsa Kukësi shkurtoi diferencën me golin e Ibraimit. Po kështu Skënderbeu përfitoi edhe nga barazimi 1-1 mes Kastriotit dhe Bylisit, me këto dy të fundit që tani kanë edhe një shans të fundit për të tentuar qëndrimin në Superiore, teksa do të luftojnë për vendin e 8 që të jep mundësinë për të luajtur në playoff me skuadrën e vendit të 3 në Kategorinë e Parë. Po sot u luajt edhe sfida mes Apolonisë dhe Tiranës e mbyllur 1-1, një sfidë që nuk kishte asnjëlloj interesi duke qenë se të dyja skuadrat ishin jashtë objektivave sezonalë të tyre.