Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Posaçmës kundër Krimit dhe Korrupsionit, që sot dënoi me 2 vite burgim ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shkruan se është lajm i mirë që një ish-zyrtar i ndaluar për të hyrë në SHBA nën akuzën për korrupsion, dënohet nga gjykata. Askush nuk është mbi ligjin, thotë ambasadorja e SHBA.
“Më vjen mirë të shoh që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje që përfshin një zyrtar të lartë të ndaluar në SHBA për korrupsion, tregon se askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan ajo.