Duka i Edinburgut u nda nga jeta për shkak të moshës së thyer, kështu shkruhet në certifikatën e tij të vdekjes. Princi Philip vdiq “paqësisht” në moshën 99-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham në atë kohë. Dhe, dje u zbulua njoftimi zyrtar i vdekjes. Aty thuhet se shkaku ishte thjesht “pleqëria”.
Dokumenti është certifikuar nga Sir HuwThomas, kreu i mjekëve të familjes mbretërore. Përshkrimi “pleqëri” pranohet nëse pacienti është mbi 80 vjeç dhe nëse mjeku është kujdesur personalisht për pacientin për një periudhë të gjatë, duke vërejtur një rënie graduale.
Ai sugjeron se nuk kishte ndonjë sëmundje ose dëmtim tjetër të identifikueshëm që kontribuoi në vdekje, përfshirë gjendjen e zemrës që e detyroi atë t’i nënshtrohej një procedure kirurgjikale vetëm disa javë para se të ndahej nga jeta, sipas The Daily Telegraph, që siguroi edhe certifikatën.