Fatmir Limaj është zgjedhur sërish kryetar i Nismës Socialdemokrate. Limaj u zgjodh në Kuvendin e II-të Zgjedhor të NISMA-s Socialdemokrate, me shumicë absolute të votave.
Pas rizgjedhjes, Limaj para delegatëve tha se Nisma do të ekspozojë në vazhdimësi si opozitë çdo dukuri negative që ndodhë në vend.
“Nisma do të ekspozojë në vazhdimësi si opozitë çdo dukuri negative. Do të mbikëqyrë qeverisjen dhe mazhorancën. Do të angazhohet fuqishëm që të arriturat tona shtetërore të vlerësohen dhe të avancohen”, ka thënë Limaj.