Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore pa Duhan, ka publikuar një video me apelin e mjekëve dhe anagazhimin e qytetarëve për lënien e duhanit. Në kuadër të sloganit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ‘angazhohu për të lënë duhanin sot’, Manastirliu ju bën apel të gjithë qytetarëve të heqin dorë nga duhanpirja për një jetesë të shëndetshme.
“Pandemia nxori në pah më shumë se kurrë rëndësinë që ka jetesa e shëndetshme dhe dëm et e mëdha që shkakton duhanpirja. Ndaj, nuk ka kohë më të mirë për të lënë duhanin! Angazhohu edhe ti, për jetesën e shëndetshme. Ndiq këshillat e mjekëve #DitaBotërorePaDuhan”, shkruan Manastirliu.
Në videon e publikuar nga Manastirliu mjekët ju bëjnë thirrje qytetarëve të lënë duhanin. “Asnjëherë nuk është vonë që të heqësh dorë nga duhani. Çdo cigare e shkurton jetën e duhanpirësit me 11 minuta jetë. Një në pesë duhanpirës të rëndë vde sin nga k anc eri i mushërive”, shprehet pneumologia Silvana Sadria.
Duke e lidhur me situatën e COVID19 mjekja Anila Rexha thotë se format më të rë nda të COVID19 u bënë nga duhanpirësit. “Periudha e pandemisë na bëri të kuptojmë që pacientët më të riskuar për të bërë forma të rënda të covid19 ishin pacientët e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Pacietntët me më shumë fatalitete ishin duhanpirës”, shprehet Rexha.
Mjekja Gentjana Mecalla, rekomandon që qyetarët të lënë duhanin që jeta e tyre të jetë e shëndetshme. “Për të gjithë duhanpirësit ajo çka rekomandoj, përveçse si mjeke por edhe si një familjare, lini duhanin! Njerëzit e dashur, jeta është shumë e rëndësishme. Dhe nuk është aspak korrekte që ne ta çojmë dëm duke hel m uar vetveten”, thote Mecalla.