Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1 239 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 39 persona të cilët nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me virusin. Ndërkohë në spitale, janë shkruar 150 pacientë të rinj të infektuar. Rajoni me më shumë raste ditore është Atika me 590, ndjekur nga Selaniku me 148.
Bazuar në rastet e konfirmuara përgjatë 7 ditëve të fundit, 33 prej tyre kanë qenë persona që kanë ardhur jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.