Nga Ylli Pata/ Zgjedhjet e zhvilluara dje në Partinë Demokratike janë dëshmia reale, e madje një simulim “live” në formë “stërvitjeje” se si mund të jetë një “m as akër zgjedhore”. Asnjë transparencë për se kush janë votuesit që dhanë vullnetin e tyre për kreun e Partisë Demokratike, e kjo e dhënë i është fshehur, jo vetëm mediave, por edhe garuesve për kreun e Partisë Demokratike.
Janë përjashtuar nga votimi të gjithë ata emra publikë që kanë qenë kritikë të Lulzim Bashës me kohë, që nga Kulluri, Nishani etj, e deri te anëtarë të shumtë në të gjitha degët e PD-së në 61 bashkitë, ku në mënyrë bru tale dhe të hapur u shkel e drejta themeltare e qytetarit: ajo për të votuar.
Ndërkaq, asnjëri prej kandidatëve për kryetarin e Partisë Demokratike nuk ka asnjë akses në procesin e administrimit dhe numërimit të atyre votave që janë dhënë, në shumicën e rasteve, duke kontrolluar dhe bërë presion për të votuar Lulzim Bashën.
Vëzhguesit e Agron Shehajt janë larguar me urdhërin e Jemin Gjanës, i cili i shikon rivalët e Bashës si “armiq” dhe jo si pjesë normale e garës.
Në degë të ndryshme të PD-së, mjaft njerëz kanë publukuar votën e fotografuar për Lulzim Bashën, si për të treguar se ata janë në “rregull” me urdhërin nga lart, e nga ana tjetër për të ndikuar në proces që të kenë parasysh ata që “ju ka ikur mendja”.
Ndërkaq, mëgjithë këtë tollovi, procesi për të numëruar votat është mjaft i thjeshtë, e mund të kishte mbaruar krejt normalisht në orët e vona të ditës së djeshme. Por “kryekomisioneri” me anëtarë enigmë i zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, ka bërë të ditur se rezultati do të dalë sot në mesditë.
Një rezultat që natyrisht do të luhet për të “rregulluar| shifrat, ngaqë rezultati gjithsesi është vendosur. Lulzim Basha do të kishtëe fituar gjithsesi, sikur edhe të ishte bërë një garë e ndershme apo të paktën pak më normale për kreun e Partisë Demokratike. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk ka bërë garë, madje ka prishur në mënyrë brutale çdo hap të garës që në fakt donin ta bënin të tillë rivalët e tij, pikërisht sepse nuk donte që këta rivalë, t’i ketë nëpër këmbë pas konfirmimit për herë të tretë në krye të PD-së.
Por edhe që të mos i japë asnjë mundësi faktorizimi në stinën e re politike që nis në shtator. Lulzim Basha do të vijojë sërish të luajë me kukullat e tij që i dërgon nëpër panele që të përsërisin si papagallë fjalët pa kuptim për të ashtueuajturën “fitoren e opozitës më 25 prill”. Tipat që çon Basha, normalisht janë të tillë pasi ai i ka në rrogë dhe i komandon, por panelistët e analistët e “mëdhenj” nuk e di çdo të thonë pas këtij procesi skandaloz që ishte një standard edhe më i keq se tre zgjedhjet që Lulzim basha ka zhvilluar për tu zgjedhur kryetar partie.
Në vitin 2013, në garën me Olldashin, u vendos numri i çdo flete votimi, 4 vjet më parë, votimi ishte “ta boftë Zoti mar”, ku njerëzit votonin 4 a 5 herë si t’i tekej, ndërsa sot, u hoqën në mënyrë flagrante dhe brutale nga listat të gjithë ata që konsideroheshin si kundërshtarë të Lulzim Bashës.
Të gjitha këto precedentë janë një panoramë e qartë, e plotë dhe politikisht demonstrative, se Lulzim Basha nuk dëshiron të krijojë një model zhvillimi demokratik në Partinë Demokratike. Siç normalisht nuk ka dashur asnjëherë të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve, votimeve të rregullta, të lira e të ndershme.
Çdo herë që ka tentuar të nisë një lëvizje politike, ka dashur që ta marrë pushtetin në tavolinë. Ky, përveçse ves është një thelb e model që ka formuar brandin politik të Lulzim Bashës. Në politikë katapultohet dhe më pas qëndron me çdo mënyrë, përweçse garës dhe zgjedhjeve…
Për pl asja në Maliq-Teksa prej disa javësh tre kandidatët në garë kanë kërkuar transparencë dhe seriozitet lidhur me listën e anëtarësisë që do të votojë, Lulzim Basha ka preferuar që të bëjë një “krastitje” të gjerë të saj duke larguar shumë nga ata që kanë kritikuar bilancin e tij në krye të PD.
Kjo çështje duket se është shënuar në një problem serioz në shumë zona të vendit ku ka pasur pë rpl asje verbale dhe fizike. Në Maliq, një anëtar ka goditur sekretarin e degës pasi ky i fundit i ka hequr emrin nga lista në mënyrë që të mos votojë.