Anglia ka arritur të mposhtë me rezultatin e pastër 2-0 Gjermaninë, duke avancuar në çerekfinalet e “Euro 2020”.

Pas një pjese të parë pa gola, yjet e Anglisë ishin ata që lanë shenjë në këtë supersfidë. Sterling fillimisht (75′) dhe Kane më pas (86’) ishin autorët e golave në këtë fitore historike të anglezëve.

Thomas Muller pati rastin më të mirë për të barazuar kur ndeshja ishte 1-0, por futbollisti i Bayern nuk arriti që të mposhtë Pickford kur ishte i vetëm përballë tij.