Gaforrja cilësohet si shenja më e komplikuar e zodiakut. Besnike, e dashur, e dhembshur, e orientuar drejt familjes, por si çdo medalje me dy anë dhe Gaforrja duket ka një fytyrë të dytë. Kjo shenjë është tejet e prirur të bjerë pre e depresionit, ndihet sikur askush nuk e kupton, mbyllet në vetvete dhe ajo që di të bëjë më mirë t’ia vendosë fajin “botës”. Megjithatë nëse Gaforret shoqërohen me njerëzit e duhur do të nxjerrin më të mirën e vetes. Më poshtë Living do të listojë 3 shenjat që përputhen më shumë me gaforren.
1. DEMI-Demi dhe Gaforrja flasin të njëjtën gjuhë dashurie. Demi, si Gaforrja , është një romantik i lindur që pëlqen gjërat tradicionale si zemrat klasike dhe buqetat e mëdha me lule. Siguria emocionale dhe financiare shkojnë dorë për dore për të dyja shenjat.
2. AKREPI-Një Gaforre tipike mendon se historia e Romeo dhe Zhulietës është historia e përsosur e dashurisë. Akrepi i njohur për xhelozinë dhe këmbënguljen do të donte të njihte dikë me të cilën të kalonte gjithë jetën “derisa vdekja t’i ndajë” . Nëse për një shenjë tjetër, ky përkushtim ngjall frikë për Gaforren është gjithçka që do kjo shenjë.
3. PESHQIT-Peshqit, shenja tjetër e ujit, është e ndjeshme dhe humbasin veten duke dashuruar. Ky është një lajm i mirë për një Gaforre, e cila jo vetëm që kërkon përkushtim, por edhe dikë që do ta lejojë Gaforren të kujdesen për to.