Kur vjen puna tek martesa, të gjithë duan të gjejnë shpirtin binjak, të kurorëzojnë dashurinë e të krijojnë familjen që dëshirojnë. Por në fakt, ka të tjerë që nëse u përmend fjalën martesë, mund të vënë në pikëpyetje lirinë. Apo disa që janë shumë të zënë me veten e tyre për t’u përmbushur e për të arritur qëllimet sa koha fluturon shpejt dhe martesa kthehet në një ide shumë të largët për t’u realizuar, edhe pse: Kurrë mos thuaj kurrë!

Nëse bazohemi tek karakteristikat dhe shenja e horoskopit janë 5 shenja të cilat kanë më pak gjasa të martohen (jo se kjo mund të ndodhë apo të jetë vërtetë kështu). Por këto shenja horoskopi e duan vërtetë lirinë dhe martesa për to mund të jetë një angazhim që mund t’i privojë ndoshta nga disa gjëra të rëndësishme në jetën e tyre si udhëtimet e gjata. A bën pjesë ti tek to? Lexo si më poshtë:

1-Dashi: Ata preferojnë të shijojnë lirinë. Dëshojnë të bëjnë çfarëdo gjëje që duan të bëjnë. Nuk iu pëlqen ideja që të japin llogari ndaj askujt.

5 shenjat e horoskopit që kanë më pak gjasa të martohen, dhe

2-Binjakët: Thjesht kur e mendojnë martesën i kap ‘frika’. Ata mendojnë se nëse martohen do të bëhen monotonë dhe tepër të mërzitshëm në jetën e tyre.

5 shenjat e horoskopit që kanë më pak gjasa të martohen, dhe

3-Virgjëresha: Janë shumë të zënë duke punuar për të arritur qëllimet e tyre. Fokusohen tek detajet dhe janë të bindur me veten se nëse martohen nuk do mund të arrijnë asnjë qëllim të tyrin.

5 shenjat e horoskopit që kanë më pak gjasa të martohen, dhe

4-Shigjetari: Janë të pavarur dhe nuk mendojnë se kanë nevojë për dikë tjetër në jetën e tyre që të ndihen të plotësuar. Fokusi është tek arritja e qëllimeve.

5 shenjat e horoskopit që kanë më pak gjasa të martohen, dhe

5- Ujori: I frikëson ideja të kenë dikë në jetën e tyre që mund t’i lëndojë një ditë. Ndihen sikur askush nuk i kupton dhe për këtë arsye nuk mund t’u japë mbështetjen që duan.