Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka takuar Ministrin për Kapacitetet Njerëzore të Hungarisë, z. Miklos Kasler ku kanë diskutuar mbi masat për përballimin e pandemisë si dhe ecurinë e programeve të vaksinimit kundër covid19.

Në postimin e saj Manastirliu shrkuan se bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë do të fillojë nga ndarja e praktikave më të mira të programeve të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe bashkëpunimit me institucionet e kërkimit shkencor.

Postimi i ministres Manastirliu:Budapest – Një takim i frytshëm me z. Miklos Kasler, Ministrin për Kapacitetet Njerëzore të Hungarisë, ku diskutuam mbi masat për përballimin e pandemisë si dhe ecurinë e programeve të vaksinimit kundër #Covid19.
Dakordësuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga ndarja e praktikave më të mira të programeve të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe bashkëpunimit me institucionet e kërkimit shkencor.