71 raste aktive me covid janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa vaksinimi masiv vijon prej muajsh. Gjatë 24 orëve të fundit të një dite më parë vendi regjistroi 3 raste të tjera me koronavirusin, ndërkohë një person ndërroi jetë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.509 ndërsa numri i të vdekurve është gjithsej 2.456.
Ndërsa numri i të shëruave ka shkuar në 129.982. 792.878 testime për personat e dyshuar me COVID-19 janë kryer që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani janë bërë 930.126 doza vaksine ndaj COVID-19, prej të cilave 389.436 qytetarë kanë marrë të dyja dozat.