Në aktivitetin e zhvilluar në Sheshin Italia në kuadër të 75 vjetorit të republikës parlamentare të Italisë, ambasadori Italian Fabrizio Bucci tha se italianët janë një popull i fortë, jep më të mirën kur është në vështirësi. Kur jemi bashkë tha Bucci, bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Ai theksoi se nuk do ta harrojë atë që bëri Shqipëria vitin e kaluar kur dërgoi mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë.
“Jemi anëtarë të rëndësishëm të NATO-s, Italia dhe italianët kanë dhënë një kontribut shumë të madh në të gjithë fushat, në kulturë, art, arkitekturë, sport etj. Italianët janë një popull i fortë, një popull i mrekullueshëm, një popull që jep më të mirën kur është në vështirësi. Ne dimë të rezistojmë kur jemi në vështirësi. Edhe historia e këtyre muajve e tregon diçka të tillë, koha e pandemisë. Ne dolëm më të fortë se më parë. Sigurisht që mësuam shumë dhe një nga gjërat që ne zbuluam është rëndësia e të qëndruarit bashkë. Mbase një gjërat e pakta pozitive që mësuam nga kjo gjendje. Kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme.
Sot jemi në shesh pak sepse ende nuk e kemi munduar armikun e vogël të padukshëm, siç e quan miku ynë Edi Rama. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur na solli mjekë dhe infermierë, vëllezër e motra shqiptarë, për të na ndihmuar në luftën kundër këtë virusi. Sot festojmë në ‘Sheshin Italia’, kështu që një shesh dyfish i rëndësishëm sot. Sot do të zbulojmë plakën e emërton. Në këto vite kemi bërë hapa të rëndësishëm së bashku, Italia dhe Shqipëria. Por duhet të shikojmë përpara sepse na presin gjëra shumë të rëndësishme përpara”, tha ai.