E vetmja gjë më e keqe se sa një bisedë ndarjeje me sy të përlotur është kur një situatë përfundon pa asnjë lloj bisede apo sqarimi. Ai (ose ajo) jua lë “seen” dhe ju e gjeni veten duke u përpjekur të kuptoni çfarë do të thotë kjo. Gjithçka po shkonte mirë derisa biseda vërtitet më shumë rreth dërgimit të emoji-ve, derisa dikush nuk shkruan më. A duhet ta rifillosh bisedën?
Nëse më parë keni dalë dhe keni kaluar mirë, ose thjesht keni bërë biseda shumë të gjata e të këndshme online (pa dalë në jetën e vërtetë) dhe tani nuk ju vjen më asnjë njoftim është normale të pyesni se çfarë ndodh. Diçka e tillë, e lënë përgjysmë mund t’ju bëjë paksa konfuzë.
Sipas psikologut klinik, Joshua Klapow, PhD, “closure” (mbyllja e një kapitulli/periudhe në jetë) i referohet gjendjes psikologjike dhe emocionale të përpunimit të plotë të një përvoje jetësore. Ka të bëjë me përfundimin e një historie që ka një fillim dhe një mes, por nuk ka një fund. Prandaj, njerëzit kanë nevojë për “closure”/sqarim.
Sidoqoftë, kjo mund të jetë shumë subjektive. Disa njerëz mund ta përpunojnë ndarjen ose përfundimin e një njohjeje duke kaluar kohë vetëm, të tjerë mund të kenë nevojë t’i shprehin me fjalë ndjenjat e tyre etj. Nëse mendoni se edhe ju jeni në këtë fazë të njohjes – ku mund të keni nevojë për një sqarim, atëherë pse jo?
Ja disa ide se nga t’ia filloni: – Hi! Jam e lënduar dhe konfuze nga mënyra se si i mbylle gjëra. Nëse je dakord, do doja të flisnim dhe ta sqaronim këtë. – Nuk jam i sigurt çfarë ndodhi mes nesh, por do doja vërtet ta dëgjoja nga këndvështrimi ty. – E di që je shumë e zënë këto kohë, por do doja të dije nëse je mirë me shëndet dhe mendërisht. S’e kuptova si erdhëm deri këtu. – E di që nuk ka shumë që nuk po flasim më, por desha të dija nëse je mirë. Burimi: Bustle