Duke nisur nga 9 korriku, Aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet e para. Kjo gjë është konfirmuar nga kompania e fluturimeve zvicerane “Helvetic Airways”, e cila ka nxjerrë në shitje biletat, nga Aeroporti i Zyrihut, për në atë të Kukësit, e njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”.
Nga krahu tjetër, flurimet e para nga Aeroporti i Kukësit në drejtim të atij të Zyrhiut, do të bëhet për herë të parë më datë 14 korrik. Sakaq, vlen të përmendet se Aeroporti “Zayed” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit. Kryeministri Edi Rama u bashkua në avion së bashku me emigrantët që vinin nga Anglia.
Fillimisht avioni me emigrantë u ul në Aeroportin e Rinasit, e nga atje, u nis për në atë të Kukësit, pasi kjo e fundit, asokohe, nuk kishte përmbushur fluturimet e nevojshme për të përfituar certifikimin zyrtar.