Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se me 15 korrik Aeroporti i Kukësit ‘Flatrat e Veriut’ do të nisë fluturimet me Zvicrën dhe Turqinë. Në një postim në Facebook Rama shkruan se kush mendoi se aeroporti u hap vertëm për fushatë u gabua
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit
Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti: 1€ + taksat domethënë: Kukës – Zyrih 12 EUR, Zyrih – Kukës 28.66 EUR, Kukës – Stamboll 12 EURO, Stamboll – Kukës 23 EURO”, shkruan Rama.