Pas një mungesë të gjatë disa vjeçare si azilante politike në Suedi rikthehet të flasë për herë të parë në Shqipëri Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj. Në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin Repolitix, Aishe Haklaj flet sesi e ka njohur Sali Berishën.

Kur lindi konflikti i parë mes familjes Haklaj dhe Sali Berishës? Kë bën përgjegjës Aishe Haklaj për vr as jen e 4 vëllezërve dhe çfarë kërkon ajo nga organet e reja të Drejtësisë? “Berisha është një organizatë k ri min ale, ose instaloi në Shqipëri një shtete kri mi n al. Pavarësisht ishte apo jo në pushte ai kishte organizatën e tij kri m in ale. Ai është organizatori, ideatori dhe financuesi i v ra sj es së familjareve tanë. Arrita deri në atë pikë sa i pash me sy dhe i preka me dorë kr im et tij. Mund të kisha përfunduar dhe unë ku përfundoi Remzi Hoxha. Fëmijët po rriten me një frymë tjetër dhe nuk duam që ha km arrja të vijojë, hakm arrja është mesjetare, mesjetën na solli Berishën! Gjithçka e kërkojmë me drejtësi”, tha Aishe Haklaj për Repolitix.