Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani do të rikthehet në ekran me një program të ri. I ftuar te “Rudina” ai ka zbuluar se do të jetë pjesë e televizionit “Klan”, me një emision gatimi.

Alfio zbuloi se këtë herë do të gatujë në vende të veçanta si ujëvarat, liqenet dhe do të nxjerrë në pah thesare të fshehura, por edhe kuzhinës tradiconale shqiptare.

Ai zbuloi se ky projekt i ri televiziv nis në muajin Korrik, në orën 16:00 në Tv Klan.

“Deri tani kam qenë shumë i ngarkuar me bizneset, por nuk i rri dot larg televizionit dhe nëse ka diçka që kam shumë dëshirë, është të bëj një projekt veror, të kënaqem unë duke e bërë, por të kënaqen edhe ata që e shohin, sidomos nëse sjell diçka që mund të hyjë në funksion edhe të familjeve sepse do të jetë një emision me gatime në vendet më të bukura të Shqipërisë, afër një ujëvare, afër një lumi, afër një liqeni. Janë teknika gatimi të veçanta, që mund të përdoren pa patur mjete spektakolare kuzhine, por duke bërë një zjarr, një gropë, se ka teknika që gatuhet nën dhe duke ndezur një zjarr sipër”, tha Alfio.