Almeda dhe Tolga u bënë dje prindër për herë të dytë. Lajmin e dha Tolga me një postim në Instagram ku shkruante se ata janë shumë të lumtur. Almeda solli në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin Alina.

Mediat turke shkruajnë se prezantuesja shqiptare ka lindur në një spital privat në Stamboll. Raportohet se Almeda dhe Alina janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Bashke me ty. Perjete dhe pa kushte u rrit nje dashuri brenda meje. Zoti ja befte mbare kujtdo qe dëshiron. Mirëseerdhe prane nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve”-shkruante Tolga.