Turistët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre janë të shumtë, e duket se vendi ynë i vogël, por me një natyrë të mrekullueshme i ka rënë në sy edhe miqve të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Me një postim në Instagram, Kim bën me dije se miq të saj të fëmijërisë nga Guam, ishull në veri të Oqeanit Paqësor ku është rritur Ambasadorja, kanë ardhur për vizitë në vendin tonë. Me hartë në dorë, ambasadorja thotë se po i shëtit ata përreth Shqipërisë duke shtuar se miqtë e saj po përfshihen tashmë në trendin për të vizituar vendin tonë.
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… Ata po përfshihen në trendin për të vizituar Shqipërinë”, shkruan ambasadorja.