Andi Bushati ka komentuar fitoren e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, duke thënë se PD është duke vdekur, përderisa pranon një njeri që vetëm sjell hunbje. Bushati thotë se PD është shkatërruar, por kryetari rrit mbështetjen brenda partisë, ndaj kjo duhet të jetë kambanë alarmi.

“Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prapë, por me 81%! Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose në këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur, sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti. Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar, dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit”, tha Andi Bushati.