Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Top Arena”. Gjatë intervistës me Antonelën, e cila tashmë është një ndër moderatoret e programit, ai zbuloi se e ka mashtruar Melisën në fillimet e lidhjes së tyre vetëm për ta bërë për vete.
“Unë ça s’kam mashtruar. Një ndër mashtrimet e para që i kam thënë Melisës është që unë jam çun i mirë dhe nuk kam difekte. S’jam dhe aq, edhe unë kam difekte. Mashtrime të tjera i kam thënë që…nuk më vjen asgjë ndërmend tani me thënë të drejtën, siç duket e kemi kaluar atë fazën e mashtrimeve, jemi në fazën ku themi vetëm të vërtetën”, tha Andi.
Antonela u shpreh se i vjen mirë që nga “Përputhen” ka dalë një çift që duhet me të vërtetë.