Ajo festoi ditëlindjen e saj të 46-të e rrethuar nga të gjashtë fëmijët të premten në mbrëmje. Në fotografi të marra ekskluzivisht nga DailyMail.com, aktorja u pa duke lënë restorantin TAO në Los Angelos me Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15 dhe binjakët 12-vjeçare Vivienne dhe Knox. Ishte me të vërtetë një rast i veçantë sepse kishte ndërruar veshjet e saj të zeza me një veshje të verdhë të ndritshme me gjatësi deri në gju, taka bezhë dhe një çantë dore të markës ‘Valentino’. Angelina – e cila luan si një zjarrfikëse Hannah Faber në filmin e saj të ri në Netflix bashkë me familjen e saj mbanin të gjitha maska ndërsa largoheshin së bashku nga zona e nxehtë e West Hollywood.
Theksojmë se, këto ishin disa javë të vështira për aktoren, e cila mbeti ‘e zhgënjyer’ kur ish-burri u saj Brad Pitt iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre pas një beteje ligjore të gjatë dhe shumë të keqe. Në fund të majit, gjykata vendosi që Brad dhe Angelina do të kenë të përbashkët kujdestarinë e të gjithë fëmijëve të tyre, me përjashtim të Maddox, i cili nuk është më i mitur.
Sipas raporteve nga US Weekly të martën, aktorja mendon se nuk mund ta falë kurrë Brad dhe beson se beteja e tyre ligjore është ‘shumë e gjatë’. Një burim i tha botimit: ‘Ajo kurrë nuk do ta falë atë … Ajo pohon se nuk ka mbaruar ende dhe ende beson se drejtësia do të mbizotërojë.’ Gjithashtu u pohua se ylli i Maleficent do të japë ‘gjithçka që ka’ për të apeluar vendimin në gjykatë. Përfaqësuesit e Brad nuk pranuan të komentojnë javën e kaluar dhe zëdhënësit e Angelina u kontaktuan gjithashtu për komente të mëtejshme.
Burimet besojnë se Angelina do të vazhdojë të luftojë rregullimin e kujdestarisë, pasi ajo thuhet se mendon se kishte “çështje” me mënyrën se si gjyqtari John Ouderkirk trajtoi procedurat e tyre gjyqësore.