Kryeministri Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku kryeministri Berisha, ka prezantuar programin e qeverise se tij te re.

Gazetari Arjan Çani thotë se tendencat herë pas here sovraniste të Ilir Metës dhe Sali Berishës në raport me SHBA-të, kanë sjellë edhe dy zhvillimet e fundit lidhur me ta. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se Meta dhe Berisha nuk janë antiamerikanë, por herë pas here kanë bërë rezistencë. “Meta njësoj si Saliu, u munduan të krijojnë në Shqipëri një lloj politike sovraniste.

Për herë të parë, shfaqën tendenca të një lideri sovranist. Kjo gjë në Europë dhe në Amerikë është fare e natyrshme. A do të ketë Shqipëria një parti sovraniste? A ka njeri këllqe ta bëjë këtë gjë”? Këta që tentuan, po ikin. Ilir Meta dhe Sali Berisha mund ta kishin mirë me amerikanët nëse do të ulnin kokën, këta u kanë dalë kundër. Meta ka pasur vite të tëra fërkime me Donald Lu-në. Nuk janë antiamerikanë. Por duan të bëjnë rezistencë herë pas here. Ja ku përfunduan, njëri është non grata, tjetri pritet të shpallet”, tha ai.