Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zbuluar detaje nga axhenda e Kongresit të PS-së, që pritet të mbahet ditën e nesërme në “Arenën Kombëtare”. Kjo mbledhje e Kongresit bëhet në një kohë kur PS feston edhe 30-vjetorin dhe sikurse ka thënë Balla pjesa e parë do të jetë festë për socialistët.
Balla: Nesër ne socialistët kemi festë. Pjesa e parë e Kongresit do të jetë rikujtim i të gjithë vlerave, personaliteteve dhe të gjithë atyre që krijuan këtë forcë politike. Pas pjesës që lidhet me 30 vjetorin, do kalojmë në pjesën e 2 që është prezantimi i vizionit tonë “Shqipëria 2030”. Një prezantim i objektivave të mandatit të tonë qeverisës.
Më pas është një pjesë që lidhet me procesin e thellë të analizës dhe të riorganizimit të plotë të PS në të gjithë territorin, nga niveli bazë tek ato vendore. Nënvizoj që në 2 palë zgjedhjet e kaluara ne nuk kemi bërë një analizë të duhur dhe të thellë për të kuptuar se në cilën pjesë të organizimit nuk kemi funksionuar si duhet dhe ku duhet të përqendrohemi.
Në këtë këndvështrim prandaj po i japim vetes kohë. Kemi vënë në deadline janar i 2022 që në pranverë e gjithë struktura t’i përgjigjet pritshmërisë së kryetarit Rama dhe gjithë kolegëve të tjerë që kemi nderin të jemi drejtues rajonalë.
Leksioni është se nëse do të fitosh një palë zgjedhje, përgatitja për t’i fituar ato fillon që kur mbarojnë zgjedhjet e radhës.
Nesër do t’ju vë në dispozicion dokumentacionin që do të miratojë kongresi do të miratojë të gjithë procesin e analizës dhe të mirëorganizimit. Gjithçka do të jetë fazë pas faze. Çdo anëtar është delegat kongresi, do të diskutojmë.