Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd
Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (20 Qershor 2021) Raste të reja ditore 2 Të shëruar në 24 orë 8 Të shtruar në spitale 5 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1693 Testime totale 775,950 Raste pozitive 132,490 Raste të shëruara 129,918 Raste Aktive 118 Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 43 Tiranë 31 Durrës 12 Berat 10 Lezhë 7 Elbasan 6 Dibër 3 Gjirokastër 2 Kukës 2 Korçë 1 Fier 1