Sekretari i përgjithshëm i Partië Socialistë, Taulant Balla tha se do i bëhët një analizë zgjedhjeve të 25 prillit me qëllim që të përmirësoht rezultati dhe të marrin përsëri një fitore në zgjedhjet lokale. Balla kishte një thirrje për kryetarët e bashkive që duhet të punojnë për të përmirësuar rezultatin dhe se nuk do të ketë pushime verore për ta.
“Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare në vitin 2025. Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë dhe ri-organizojmë përbërjen dhe strukturën tonë organizative. Do të jetë Komisioni i Posacëm i Ri-organizimit, i cili me shumë objektivitet do të prodhojë raportet analitike të rezultateve ndër vite dhe në marrëdhënie më objektivin elektoral, por është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në cdo cep të territorit. Ky Kongres është një moment i rëndësishëm në një hapje të re, që PS të jetë e mirë për të gjithë të tjerët, me fokus në thellimin e barazisë gjinore, në përthithjen e sa më shumë të rinjve, në vendosjen e piketave tona organizative për zgjedhjet vendore pas dy viteve, për të cilat kryetarët e bashkive dhe anëtarët tanë të këshillave bashkiake duhet ta kuptojnë se kohë për pushime verore nuk ka”, u shpreh Balla.
Ndërkaq Balla shprehu mirënjohjen e për punën e Gramoz Ruçit i cili vendosi të tërhiqet nga politika. Sipas tij, Ruçi është i vetmi politikan që iku si fitues.
“Mirënjohje shumë të thellë shoku Gramoz për kontributin e pandërprerë nga 12 qershori i 1991. E si gjithmonë siç di ta bësh ti edhe sot vendose një standard, do jesh i vetmi politikan që unë njoh që ikën si fitues. E meqë ty të pëlqen Milani u përpoqa të gjej një krahasim me Arrigo Sacchi, po për mua je José Mourinho”, tha Balla.