Gramoz Ruçi sot njoftoi largimin nga politika pas 30 viteve aktive në Partinë Socialiste, që në mandatin e fundit kulmoi me postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas falënderimeve të kryeministrit Edi Rama, ishte sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla i cili e krahasoi me trajnerin e njohur Jose Murinjo.
“Është i vetmi politikan që unë njoh që ikën si fitues. E meqë ty të pëlqen Milani, u përpoqa të gjej një krahasim me Arrigo Sakin, por për mua je Jose Murinjo” tha Balla.