Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se do të ndërtohet një linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi.

“Përveç linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë Tiranë-Rinas-Durrës, e cila ka marrë rrugë tashmë, do të vijë edhe linja e re Pogradec-Korçë-Greqi, e cila do të bëjë shumë më të leverdishme dhe të shpejtë lëvizjen e mallrave dhe pasagjereve në drejtim të Greqisë, Bullgarisë, Turqisë, por dhe Maqedonisë së Veriut përmes degëzimit në Lin, duke jetësuar kështu Korridorin e VIII-të.

Ndërsa lidhja me Malin e Zi do të realizohet nëpërmjet rehabilitimit të hekurudhës Vorë – Han i Hotit. Të gjithë këto projekte përforcojnë njëri-tjetrin dhe ndërthurren duke krijuar organikisht nyje në pika kyçe të territorit shqiptar”, tha Balluku.