Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, deklaroi sot se në mandatin e tretë është objektiv i rëndësishëm rritja e eksporteve bujqësore.

“Në këtë mandat të tretë objektivi ynë do të jetë rritja e eksporteve bujqësore me tre herë. Në synojmë të kapim shifrën 1.2 miliardë dollarë. Gjithashtu synojmë trefishimin e serave por edhe tokën e punueshme. Rritja e prodhimit do të bëhet përmes modernizimit zinxhirin e vlerave.

Do të 5-fishojmë skemën e rimbursimit për fermerët”, tha Ekonomi.