Belgjika do të hapë vaksinimin kundër COVID-19 për të rinjtë e moshës 16-17, duke filluar nga korriku, njoftuan sot politikanët në fund të një konference ndërministrore.
“Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të kryhet në vazhdën e atij të 18-vjeçarëve. Nga korriku, ata do të fillojnë të marrin një ftesë për dozën e parë”, thanë ministrat e Shëndetësisë të shtetit federal, në një njoftim për shtyp.
“Injeksonet do të bëhen me vaksinën BioNTech/Pfizer, që ka marrë miratim nga EMA për këtë grupmoshë”, shtuan ata.
Franca njoftoi këtë javë hapjen e vaksinimit për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç, nga 15 qershori.
Vende të tjera europiane kanë marrë masa të ngjashme për të zvogëluar qarkullimin e COVID-19.