Duke folur për gazetarët pas votimit për kreun e ri të PD, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit.
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Sali Berisha tha se është konsistent në deklaratat e tij: Jam konsistent i deklaratave të mia.
“Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim. Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë, por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar.
Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin”– deklaroi Berisha.