Ditën e sotme kanë nisur votimet, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Ndërkohë prej dy orësh, pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha hodhën votën në selinë blu, kanë zhvilluar një takim në zyrën e Bashës.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet mes Berishës dhe Bashës, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë në garë për kryetarin e ri të PD, ndodhen 4 kandidatë.