Mal Berisha, ish-ambasadori militant i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, i vendosur nga Sali Berisha, e ka barazuar imazhin e guas së ish-kryeministrit Sali Berisha me atë të shenjtores “Nënë Tereza”. Në një lidhje me Skype për televizionin e familjes Berisha, Mal Berisha po fliste për reagimin e kongresmenit Eliot Engel në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit. Teksa fliste për të, Berisha tha se supozojmë se Berisha është fajtor, por ai ka në krah një grua që adhurohet sikur të ishte Nënë Tereza, për shkak të punës me të cilën ajo është marrë. “Kongresmeni Engel ishte jashtëzakonisht i habitur. Donte të mësonte sa më shumë.
Përtej asaj që ishte bërë publike në media, nuk kisha më shumë për t’i thënë. I thashë diçka që duhet ta ndaj me publikun. I thashë, shiko, supozojmë se Berisha është fajtor, dhe SHBA ka baza. Por ai ka në krah një grua që në Shqipëri, në të gjallët e saj, adhurohet si Nënë Tereza. Është një grua që në qindra e mijëra familje, u ka lehtësuar dhimbjet e tmerrshme që u shkakton sindromi i tmerrshëm down i fëmijëve.
Ajo ka 15 vjet që e bën këtë gjë. Si mund të ndahet faji i kësaj gruaje, doktoreshës së Brrakës, e cila çdo ditë viziton dhe u fal diçka atyre fëmijëve”, tha Mal Berisha. Me siguri që SHBA tani do reflektojë./ tema