Presidenti amerikan, Joe Biden e quajti samitin e G7-s, që përfundoi sot në Angli, si jashtëzakonisht bashkëpunues dhe produktiv, duke përsëritur se “Amerika është kthyer”.

“Të gjithë rreth tryezës i kuptuan dhe i kuptojnë sfidat me të cilat po përballemi dhe përgjegjësinë e demokracive tona”, shtoi ai.

Deklaratat e Biden vijnë pak përpara nisjes së tij për t’u takuar me Mbretëreshën Elizabeth II në Kështjellën Windsor.