Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga tani deri në fund të muajit korrik do të fillojnë shpërndarjen e 80 milionë dozave të vaksinës antiCovid-19 në vendet që kanë më shumë nevojë për to, përfshirë ato në programin Covax, deklaroi sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.

Kësti i parë do të mbulojë 25 milionë doza dhe 75% e tyre do të shpërndahen në koordinim me programin Covax, ndërsa 25% e mbetur do të dërgohen direkt nga SHBA për vendet e varfra. Sipas të dhënave nga Qendrat e vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), SHBA ka administruar më shumë se 300 milionë doza të vaksinës së koronavirusit.