Presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi sot se dhurimi nga SHBA i 500 milionë vaksinave antiCOVID-19 për vendet më të varfra ishte një “hap historik” në luf tën kundër pandemisë.

“Detyra jonë humanitare është të shpëtojmë sa më shumë jetë të jetë e mundur”, këmbënguli Biden në prag të hapjes së samitit të G7-s në Cornëall.

“Është gjithashtu në interes të amerikanëve”, shtoi ai. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, që do të shpërndahen në gati 100 vende përmes COVAX.