Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Joseph Borrell, ka theksuar se BE nuk do të ndalet derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e unionit. Deklaratat e tij Borrel i dha gjatë deklaratës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“ Për këtë qëllim, ne jemi plotësisht të mobilizuar për të mbështetur procesin dhe reformat si ilaçi më i mirë kundër retorikës nacionaliste. Ne do të presim raundin tjetër të Dialogut Beograd-Prishtinë. Në Evropë ne duam një rajon paqësor, të begatë dhe të qëndrueshëm, pa të ashtuquajturat konflikte dhe zona të ndikimit.”, ka theksuar në fjalën e tij Borrel.

Gjatë deklaratës së tij Borrel i ka kushtuar një rendësi të madhe situatës pandemike në botë, problemet në politikën e jashtme dhe nevojën e unitetit mes palëve për të mposhtur sfidat në të ardhmen.