Brukseli planifikon të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës në mjediset e jashtme.
“Masa do të hyjë në fuqi të mërkurën më 9 qershor”, njoftoi kryeministri i Rajonit, Rudi Vervoort, pas një takimi me kryetarët e 19 komunave të zonës, të cilët arritën një marrëveshje unanime.
Maska do të vazhdojë të jetë e detyrueshme jashtë në të gjitha zonat e mbipopulluara, ku nuk është e mundur të ruhet një distancë e sigurt.
Gjithashtu, do të hiqet edhe ndalimi i konsumit të alkoolit në hapësirat publike nga ora 22:00 deri në 05:00.
“Vaksinimi po përparon dhe numrat po zvogëlohen. Për këtë arsye, nga 9 qershori, nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e një maskë jashtë, me përjashtim të rrugëve ku bëhen blerje”, shkroi në Tëitter kryetari i komunës së Brukselit, Philippe Close, duke i ftuar të gjithë “të qëndrojnë vigjilentë dhe të përgjegjshëm”.
Sipas të dhënave të fundit federale, mbi pesë milionë persona në Belgjikë deri më tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19, e barabartë me 44,4% të popullsisë.