Pas 15 muajsh ndalim për shkak të pandemisë, nga 14 qershori të dënuarit në bur gjet e vendit do të mundët të kenë takime me familjarët e tyre. Lehtësimi i masave anti-covid brenda qelive u njoftua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një takim me drejuesit e bur gjeve.

Për të miturit e dënuar do të lejohen 4 takime në muaj, ndërsa do të vijojë komunikimi online përmes aplikacionit Skype mes të bur gosurve dhe familjarëve. Për të bur gosurit do të rikthehen edhe lejet e veçanta, por vetëm për një motiv.

Sipas Gjonajt, deri më tani në bur gje kanë rezultuar pozitivë me covid 19 204 të dënuar, ndërsa kanë humbur jetën prej tij 2 të dënuar me semundje shoqëruese, si edhe 7 punonjës të policisë dhe stafit civil.