Agjencitë Ndërkombëtare më të mëdha të lajmeve në botë BBC, CNN dhe Euronews, The Guardian dhe New York Times, Bloomberg News kanë rënë. Gjithashtu edhe faqja e qeverisë britanike MB-gov.uk nuk është në funksion. Edhe faqja e shitjeve online Amazon.com ka shfaqur probleme.

Duke e bërë të pamundur për lexuesit që të informohen nga sitet e tyre. Në faqet e tyre, ata shprehen se do të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Problemi që ka prekur mediat e mëdha ende nuk dihet.